Atentati ndaj Nunit, ende asnje i ndaluar

09/02/2009 08:10

Asnje person nuk eshte ndaluar ende per atentatin ndaj anetarit te Gjykates se Larte, Ardian Nuni.

Mesohet se policia ka marre ne pyetje disa persona per ngjarjen, por deri tani nuk eshte zbuluar asnje i dyshuar. 40-vjecari Nuni, eshte qelluar ne mesanate me arme zjarri prane shtepise se tij afer ish-Parkut te Delegacioneve dhe tashme ndodhet ne Spitalin Ushtarak, ku po kurohet.

Ai ka marre dy plumba ne shpine dhe kembe. Policia ka ngritur postoblloqe ne shume pika te Tiranes dhe po ben kontrolle per kapjen e atentatoreve.

Menjehere pas ngjarjes ka reaguar nenkryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu. Spahiu ka kerkuar te ndalet agresioni kunder gjyqesorit, qe sipas tij po sulmohet ashper nga mafia. “Nuni eshte gjyqtar simbol i drejtesise shqiptare”, ka deklaruar Spahiu.

Top Channel