Shtohen vjedhjet e makinave

08/02/2009 15:45

Ne Shqiperi vidhet pothuajse nje automjet ne dite dhe 80 perqind e vjedhjeve ndodhin ne kryeqytet. Kjo statistike i perket vitit te kaluar, ndersa ne 2009-en shifrat vijne alarmante per vendin.

Statika e muajit janar shkon ne 42 automjete te vjedhura, cka perben nje nder me te lartat per muaj ne vitet e fundit.

Sektori i vjedhjeve te automjeteve ne drejtorine e policise i cili lindi si nevoje per kete lloj krimi shqetesues ne vitet e fundit dhe qe u krijua pak muaj me pare, nuk arrin dot te parandaloje nje situate te tille.

Megjithate ne statistikat e saj rezultatet me pozitive i perkasin zbulimit te vjedhjeve te makinave luksoze, nderkohe qe vjedhjet me masive i perkasin automjeteve tip “Benz” 200 dhe 240.

Por ne gjykaten e Tiranes gjate vitit te kaluar jane denuar vetem 4 persona per vjedhje te ketij lloj automjeti, ndersa jane vjedhur 50 here me shume.

Ndersa nga te gjithe vjedhesit e makinave luksoze te arrestuar vitin e fundit, gjykata ka denuar 13 prej tyre, ndersa ka ne proces edhe 16 persona te tjere.

Ne perqindje, zbulueshmeria e krimit te vjedhjes se automjetit, se ciles i kushtohen disa dhjetra forca policore ne gjithe vendin, le per te deshiruar. Ka vite qe arrestohen me pak se 30 perqind e atyre qe vjedhin automjete.

Top Channel