Meta, i ashper kunder Rames

08/02/2009 21:25

Kryetari i LSI-se u shpreh me tone te ashpra kunder kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, gjate nje aktiviteti me forumin e gruas ne qytetin e Durresit.

Sipas Metes, kryetari i Bashkise, Edi Rama tha se duke u fshehur pas spoteve televizive, per cdo fidan te mbjelle ngre nga nje pallat.

“Te gjithe e kane kuptuar qe ai kur mbjell nje peme ne televizor, ne te vertete mbillen dhjete pallate me beton duke ia marre frymen qytetareve te Tiranes. Mendojne se duke zene ekranet e disa televizioneve kryesore do t’i mbyllin syte disa shqiptareve qe te mos shohin te vertetat e hidhura”, tha Meta.

Ai prezantoi hyrjen e LSI-se te ish-kreu i bashkise se Durresit, Lefter Koka, i rikthyer ne politike. Kryetari i LSI-se, tha se ferkime politike me zotin Koka te deges se LSI-se ne Durres jane nje histori e shkuar, pasi partia qe ai perfaqeson eshte e hapur per te gjithe.

“Si shpjegohet qe Lefter Koka po bashkohet me LSI-ne? LSI eshte krijuar per t’i dhene Shqiperise nje rruge te re dhe kjo rruge ne po shohim se po kthehet ne nje autostrade”, theksoi Meta.

Top Channel