Gaza, armepushimi do zgjase 18 muaj

08/02/2009 10:25

Sipas te perditshmes izraelite “Haaretz”, armepushimi mes Izraelit dhe Hamas do te zgjase nje vit e gjysme, me mundesine per t’u rinovuar dhe do te kete te beje ekskluzivisht me Rripin e Gazes dhe jo Cisjordanine.

Nderkohe, ushtari izraelit Gilad Shalit, ne duart e Hamas qe prej qershorit te 2006-es, eshte shkembyer me qindra palestineze qe mbaheshin te burgosur ne Izrael.

Po sipas gazetes, kalimet ne Gaza jane hapur per kalimin tranzit te mallrave dhe cdo dite kalojne mbi 600 kamione. Edhe kalimi i Rafahut, mes Gazes dhe Egjiptit, eshte hapur dhe mbikeqyret nga vezhgues nderkombetare dhe perfaqesues palestineze.

Diten e djeshme kryeministri Ehud Olmert thirri ne nje takim ministren e Jashtme Tzipi Livni dhe ministrin e Mbrojtjes Ehud Barak, per te diskutuar mbi propozimin e armepushimit dhe te shkembimit te te burgosurve, te propozuara nga ndermjetesit egjiptiane.

Top Channel