FMN: Shqiperia, ne krize ekonomike

08/02/2009 17:25

Shqiperia eshte tashme e prekur nga kriza ekonomike globale. Ky eshte perfundimi i drejtorit te FMN-se per programin me Shqiperine, Gervin Bell i cili ne nje interviste per “Zerin e Amerikes” ka paralajmeruar per nje ulje te metejshme te rritjes ekonomike.

“Per 2009-en, ne nentor thame se rritja ekonomike do e ishte 3.5 apo 4%. Tani na duhet ta ulim kete shifer shume me teper per shkak se ekonomia boterore eshte perkeqesuar kaq shume muajt e fundit”, eshte shprehur Bell.

“Ulja e ndjeshme e kreditimit apo shtrengimi i kreditimit qe po ndodh tani eshte serioz. Ulja e aktivitetit ekonomik mund te sjelle pakesim te metejshem te grumbullimit te taksave. Jane keto dy aspekte te tjera qe po i shohim dhe i kemi identifikuar si rreziqe”, shtoi ai.

Bell ka kritikuar edhe masat e marra nga Banka qe Shqiperise per uljen e normes se interesit, duke e cilesuar kete veprim si te vonuar.

“Pas ngjarjeve te tetorit kishte nje fare hezitimi nga ana e depozituesve shqiptare ne se do t’i mbanin kursimet e tyre ne banke dhe ne fakt disa i terhoqen. Banka e Shqiperise veproi kur u stabilizua besimi. Por a do te jete e mjaftueshme ajo per te nxitur kreditimin? Do te na duhet te presim”, tha ai.

Drejtori i FMN-se per programin me Shqiperine i beri thirrje qeverise shqiptare te mos vijoje me planet per shkurtimin e taksave per te ndikuar me pas ne deficitin buxhetor.

“Nuk mendoj se qeveria ka hapesire per te bere shkurtim taksash. Mbeshtetja qe qeveria mund te jape tani per ekonomine eshte te jete ne gjendje te funksionoje pa probleme. Qeveria ka rene dakord te shkurtoje deficitin buxhetor nen 4 perqind te GDP-se, dhe nuk mund ta shtoje deficitin me shkurtimin e taksave”, tha Bell.

Ai eshte shprehur i hapur per nje bashkepunim te ri me qeverine shqiptare, duke sjell shembullin e Serbise dhe Hungarise, vende qe i jane kthyer serish bashkepunimit me FMN-ne per te kaluar sa me me lehte pasojat e krizes financiare.

Top Channel