Britani, debate mbi trapiantet per te huajt

08/02/2009 11:50

Eshte e drejte qe organe te qytetareve britanike te perdoren per te shpetuar te huajt? Eshte kjo pyetja qe qarkullon ne sistemin shendetesor britanik dhe qe po pasqyrohet nga mediat lokale.

Sipas “Sunday Times”, nje pergjegjese e sektorit te trapianteve i ka kerkuar sqarime nje spitali londinez lidhur me disa operacione te kryera ne favor te te huajve, qe kane marre organe nga shtetas britanike.

Nga ana e tij spitali eshte pergjigjur duke deklaruar se, pacientet e vendeve te Bashkimit Evropian kane te njejtat te drejta me ato te qytetareve britanike.

Top Channel