Brazil, bie avioni, 24 te vdekur

08/02/2009 18:20

Nje avion me 28 persona ne bord u rrezua per shkak te motit te keq ne Brazil. Ekipet e shpetimit nxorren trupat e 24 viktimave nga fundi i nje lumi ne xhunglen e Amazones.

Kater pasagjere i mbijetuan tragjedise ajore. Nje zyrtar tregoi se fatlumet shpetuan duke hapur deren e avionit, pak para fundosjes ne ujrat e lumit Manaccapuru.

Nje djal 9-vjecar arriti te mbijetonte, por mes viktimave ishin gjithsej 7 femije. Avioni i tipit “EMB-110 Bandeirante”, nje prodhim brazilian, ishte ngritur nga qyteti i Koarit.

Pak pas nisjes, piloti kishte njoftuar kullen e kontrollit, se donte te kthehej per shkak te motit te keq. Nje i mbijetuar tregoi se nje prej motoreve u prish pak perpara rrezimit.

Top Channel