Berisha: Shqiperia nuk eshte ne krize

08/02/2009 19:50

Kryeministri Berisha gjate nje konference per shtyp pas vizites se tij ne SHBA foli edhe per situaten ekonomike ne vend, pas deklarateve te drejtorit te FMN-se per programin me Shqiperine, Gervin Bell, se vendi yne tashme eshte ne krize.

Ai theksoi se nuk mund te fliste me shifra ekzakte per rritjen ekonomike. Por ai siguroi se “Shqiperia nuk eshte ne krize ekonomike, edhe pse pasojat e saj kane filluar te ndihen”.

Duke folur per ceshtjen e ndertimeve ne Jale, pas nje raporti te “Panelit te inspektimit” te Bankes Boterore ku flitet per afera korruptive qe shkojne deri tek kreret me te larte te qeverise, ai tha se gjithcka eshte nje problem i brendshem i BB-se duke theksuar se jane klane te brendshme te ketij institucioni qe jane te perfshira ne afera korruptive.

“Banka Boterore ka nje problem te brendshem pasi ne brendesi te saj ka dy qendrime te ndryshme”, eshte shprehur Berisha.

“Jane fjale te atyre qe e kishin paraqitur kete (Jalen) si cifligun e tyre. Apo Ksamilin. Ne i fshime ato dhe kjo eshte nje merite e planit te perbashket te BB-se dhe qeverise shqiptare”, tha kryeministri duke shtuar se drejtori i BB-se “me siguroi qe te gjitha ankesat e mia do t’i paraqese ne mbledhjen e bordit”. Ai deklaroi se ka kerkuar hapjen e hetimeve per kete ceshtje.

Duke folur per transparencen e qeverise shqiptare ne lidhje me buxhetin, kryeministri theksoi se “buxheti i qeverise eshte i detajuar ne cdo hollesi”. Por sipas tij, kritikat qe merr Shqiperia ne lidhje me transparencen ndaj buxhetit lidhen me Bashkine e Tiranes.

“Buxheti mbetet ne klase se nuk eshte transparent dhe nuk eshte i bazuar ne projekte”, tha Berisha. “Buxheti i tij (Edi Rames) denon vendin. E kupoj se jane pjese e Shqiperise dhe ata, por nuk jane pjese e qeverise. Nuk mund te kaloje buxheti pa transparence”, pohoi kryeministri.

Berisha siguroi se qeveria shqiptare do te shlyeje cdo qindarke qe administrata shteterore i detyrohet KESH-it. “Cdo institucion shqiptare do te duhet te jape cdo qindarke qe i detyrohet KESH-it”, deklaroi ai.

Top Channel