Basha: 2009 viti i levizjes se lire

08/02/2009 21:55

Ne kohen kur e ardhmja e zgjerimit te Bashkimit Evropian mbahet peng nga bllokimi i ratifikimit te Traktatit te Lisbones, nje sinjal optimist vjen nga Cekia.

Sipas Ministrit te Puneve te Jashtme Lulzim Basha, ne Konferencen e Sigurise qe u mbajt ne Mynih, homologu i tij cek Karel Schearcenberg, qe mban presindecen e radhes te Bashkimit Evropian, eshte shfaqur hapur ne favor te zgjerimit, duke dhene madje, sipas ministrit Basha, edhe nje date simbolike per integrimin e Ballkanit Perendimor.

“Ministri Schearcenberg theksoi me te drejte se vende si Shqiperia qe pritet te behet anetare ne prill, nuk ka perse te presin. Pra duhet te vazhdojne me tej. Per here te pare publikisht, ndonese ne formen e nje metafore diplomatike, kemi patur nje date te mundshme te permbylljes te procesit te integrimit evropian te vendeve te Ballkanit Perendimor. Sipas ministrit Schearcenberg, procesi i integrimit te Ballkanit duhet te perfundoje ne Sarajeve ne 2014”, eshte shprehur Basha.

Ministri pohoi se ne takimet qe ai pati me homologe evropiane, diskutoi edhe per liberalizimin e vizave.

“Eshte konsideruar se liberalizimi i vizave eshte vendimtare per suksesin dhe per konsolidimin e procesit te integrimit evropian te ketyre vendeve. Nga takimet e mia bilaterale jam shume optimist se 2009-ta do te jete nje vit vendimtar per levizjen e lire te qytetareve shqiptare”, tha Basha.

Sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se Puneve te Jashtme, gjate kesaj konference ministri Basha ka pasur edhe nje shtrengim duarsh me zevendespresidentin e Shteteve te Bashkuara, Xho Bajden, te cilit i ka shprehur vullnetin per te thelluar edhe me tej bashkepunimin e ngushte qe qendron ne themel te marredhenieve shqiptaro-amerikane.

Top Channel