Shqiptaret, 100 milion USD kumar

07/02/2009 15:00

Kur te gjithe sektoret e ekonomise kane filluar te shfaqin shenja te qarta kontraktimi si pasoje e situates se zymte ekonomike, industria e lojerave te fatit sfidon krizen duke regjistruar gjate vitit 2008 nje rritje mjaft te forte.

Sipas te dhenave zyrtare nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, gjate vitit 2008 shqiptaret shpenzuan me shume se 10 miliarde leke ose me kursin aktual mbi 100 milione dollare ne lojerat e fatit perfshire ketu dhe bastet sportive.

Ne vitin 2007 shifra ishte vetem 6 miliarde leke ose afro 60 milione dollare, cka do te thote se krahasuar me vitin e kaluar tregu i lojerave te fatit ne Shqiperi eshte rritur me mbi 65 per qind, duke u shnderruar keshtu ndoshta ne tregun me rritjen me te forte.

Shifrat e publikuara jane nxjerre nga deklaratat e TVSH-se, qe subjektet e ligjshme te lojrave te fatit kane bere ne drejtorine e Tatimeve. Por vete autoritetet pranojne se nje pjese e mire e ketij tregu  vazhdon te jete informale, dhe e pakontrolluar. Sipas te dhenave zyrtare te Ministrise se Financave, nga kontrollet e ushtruara ditet e fundit, del se ne te gjithe vendin ekzistojne rreth 1500 adresa, te cilat dyshohet se jane qendra te lojrave te fatit dhe basteve te tjera.

Ministria pohon se ne rreth 400 prej tyre ushtrohet aktivitet i paligjshem bixhozi nga kompani apo pika te palicensuara. Ndaj besohet se industria e lojrave te fatit ne Shqiperi eshte me e madhe nga ajo qe paraqesin shifrat zyrtare, duke u shnderruar keshtu ne nje nga tregjet me te medha ne vend se bashku me telekomunikacionet dhe energjine.

Ketu pikepyetja e madhe eshte. Shqiptaret kane filluar vertete te shpenzojne me shume per t’u argetuar apo varefria i shtyn ata te kerkojne deri ne deshperim fatin e tyre ne kumar?

Top Channel