Shkoder, krijohet korpusi i vullnetareve

07/02/2009 16:05

Kinema “Millenium” ne Shkoder, atje ku qytetaret shikojne filmat e fundit te Hollywood, te premten ne mbremje shfaqi nje tjeter film.

U shfaqen pamje te nje mjedisi te demtuar dhe shkaterruar nga dora e njeriut.

Jashte salles, realiteti eshte edhe me i rende. Liqeni i Shkodres dhe lumi Bune cdo dite e me shume po shnderrohen ne vendgrumbullime mbeturinash. Bukurite qe natyra i ka krijuar me shume bujari, po shkaterrohen pa meshire nga njeriu.

Te denoncuara sistematikisht ne Top Channel, masakra mbi pasurite natyrore dhe ndotja masive e mjedisit jane bere objekt i nje fushate te gjere te Forumit te Mendimit te Lire ne bashkepunim me ambasaden e Shteteve te Bashkuara, per te denoncuar demin qe po i behet ekonomise sone.

“Ndotja dhe shkaterrimi qe po i behet pasurive kombetare eshte ne dem te te gjitheve. Ne i drejtohemi mbare shoqerise per t’u bashkuar me kete levizje”, u shpreh Mentor Kikia, i Forumit te Mendimit te Lire.

Pas shpalljes ne Tirane te Korpusit Shqiptar te Vullnetareve, ne Shkoder ka vazhduar regjistrimi i anetareve te tjere, te cilet kane vendosur t’i bashkohen aksioneve qe do te organizohen per pastrimin e zonave turistike nga grupet vullnetare.

Pavaresisht moshes, dhe te bindur se kjo ceshtje u perket te gjitheve, pjesemarresit kane shprehur gatishmerine e perfshirjes ne korpusin e vullnetareve, si dhe kane kritikuar indiferencen e organeve te pushtetit ndaj ceshtjes se mjedisit.

Jane identifikuar nderkohe vatrat me problematike pergjate gjithe bregdetit, ku do te nderhyhet me grupet e vullnetareve.

Top Channel