Kryeministri rus Vladimir Putin eshte adhurues i grupit te famshem suedez Abba. Ai ka organizuar nje koncert privat me imituesit e grupit, Bjorn Again.
Qe prej vitit 1988 pjesetaret e kesaj bande kendojne kenge te grupit, qe nuk ekziston me. Por zedhenesi i kryeministrit e ka mohuar nje gje te tille. Bjorn Again pretendojne se jane paguar me 23 mije euro per te kenduar ne koncertin e mbajtur me 22 janar rreth 320 km larg Moskes.
Menaxheri i grupit thote madje se Putin ka kercyer me hitet e Abba-ve dhe i ka falenderuar. Sipas anetareve te grupit, Putin shoqerohej nga shtate persona, mes te cileve edhe nje grua, te ulur ne nje divan te mbuluar nga nje perde. Bjorn Again thone se performuan 15 kenge dhe se parate u paguan nga Kremlini.
Top Channel