Gjirokaster, sekuestrohen 100 kg marihuane, pranga studentit

07/02/2009 11:05

Nje sasi prej 100 kilogramesh marihuane eshte sekuestruar ne oret e para te mengjesit te sotem ne Gjirokaster, ndersa ne pranga ka rene nje person dhe ne kerkim jane shpallur tre te tjere.

Policia e Qarkut te Gjirokastres, ne kuader te operacionit “Manastiri”, pasi pikasi 4 persona, te ngarkuar me canta, te cilet po leviznin drejt vijes kufitare me Greqine, arriti te kape njerin prej tyre dhe te sekuestroje sasine e madhe te lendes narkotike.

Operacioni ka vijuar per me shume se 4 kater ore, ndersa personi i arrestuar, 19-vjecari Evaris Pashai, student ne universitetin “Eqerem Cabej”, ishte i armatosur.

Lenda narkotike prej 100 kilogramesh u gjet e amballazhuar ne pako cilindrike te mbeshtjella me leter natriban te futura  ne 4 çanta  te medha.

Personat e tjere kane arritur te largohen, nderkohe qe jane identifikuar dhe policia po punon per gjetjen e tyre.

 

Top Channel