Christian Bale kerkon falje per fyerjet dhe sharjet e drejtuara pak kohe me pare ndaj nje pjesetari te stafit gjate xhirimeve te filmit “Terminator Salvation”.
Aktori deklaroi ne nje radio amerikane se ajo c’ka kishte bere ishte e pafalshme dhe se kishte vepruar si njeri pa vlere. “E kisha humbur kontrollin, nuk ka falje per ate c’ka bera”, u shpreh 35-vjecari. Bale perdori fjale fyese dhe te pista disa muaj me pare, kur gjate xhirimeve drejtori i fotografise Shane Hurlbu nderhyri gabimisht ne nje skene te tij.
“Ajo qe me shqeteson me shume eshte se kam degjuar njerezit te thone, se besoj se jam me i mire se kushdo tjeter. Une jap gjithcka ne gjerat qe bej dhe ndonjehere entuziazmi me shkon per keq”, deklaroi aktori.
Top Channel