Aniston ruan mesazhet audio te ish-te dashurve
07/02/2009 11:35
Jennifer Aniston nuk e ka te lehte te shkeputet prej historive te vjetra.
Aktorja ka deklaruar se ruan te gjitha mesazhet, te ardhura ne sekretarine e saj telefonike. Protagonistja e “Friends” tregon se ka te ruajtura ne kaseta te gjitha ato c’ka i kane thene partneret e dikurshem, perfshire edhe ish-bashkeshortin Brad Pitt.
Ajo deklaroi per revisten “Marie Claire”: “Kam ende kasetat e regjistruara me mesazhet e te dashurit te pare, te dyte, te bashkeshortit. Eshte njesoj si te ruash letrat e dashurise”. Nuk dihet se cfare efekti do te beje deklarata e Aniston tek partnerja aktuale e Pitt, Angelina Jolie.
Top Channel