Renia e Lekut, zhvleresohet ndaj Euros dhe Dollarit

06/02/2009 14:55

Leku vazhdon te dobesohet ndaj monedhave te tjera ne tregun valutor. Nje Euro eshte kembyer kete te premte ne agjencite e kembimit me 126.8 Leke ne blerje dhe 127.4 Leke ne shitje, nje nga nivelet me te larta te viteve te fundit.

Ndersa bankat kane kurse te tjera. Ato blejne Euro me rreth 125 Leke, por e shesin ate me mbi 128 Leke. 

Qe nga fillimi i vitit, kur Euro kuotohej me rreth 122 Leke, monedha europiane po forcohet me ritme te shpejta ndaj Lekut. Sipas te dhenave zyrtare te Bankes se Shqiperise, e cila i referohet kursit mesatar ne treg, sot nje Euro kushton 1.3 Leke me shume se ne fillim te javes.

Leku po zhvleresohet edhe ndaj Dollarit, i cili tashme po shitet me rreth 100 Leke, nje vlere kjo qe kishte kohe qe nuk dukej ne tregun shqiptar.

Bankieret mendojne se zhvleresimi i Lekut lidhet me nje sere shkaqesh por me kryesorja eshte kekresa e larte ne treg per monedhen europiane.

Ekspertet thone se kjo munges e Euros lidhet me mungesen e kesaj valute ne treg, si pasoje e renies se dergesave te emigranteve nderkohe qe edhe kerkesa per Euro e Dollare ne tregun e brendshem vazhdon te mbetet e larte.  Te tjere eksperte e shohin nje pjese te ketij zhvleresimi te lidhur edhe me uljen e normes baze te interesit, qe beri banka ne fund te janarit.

Kjo rritje e pandalshme euros ndaj monedhes kombetare, dukshem po behen me kercenues per qytetaret vecanerisht per ata qe kane marre kredi ne valute, te cilet duhet te paguajne me shume per kestet mujore.  Ka ndodhur edhe here te tera qe Leku te jete zhvleftesuar ne kete periudhe te fillimit te vitit, por eksperte ende jane ne pritje per te pare nese ky eshte nje efekt sezonal apo qe do te zgjase shume.

Top Channel