Procesi ndaj bandes se Lushnjes, revoltohen deshmitaret

06/02/2009 15:45

Shtate deshmitaret e thirrur nga Gjykata e Krimeve te Renda, per te deshmuar mbi ngjarjet e 97 ne Lushnje jane revoltuar ne sallen e gjykates menjehere pasi gjyqtarja, Marsela Balili, deklaroi shtyrjen e seances per nje proces te mepasshem, cka do t’u kushtoje atyre udhetim tjeter nga qyteti i tyre drejt Tiranes.

Procesi per shtate te pandehurit e bandes se Lushnjes me ne krye ish-drejtuesin e saj, Aldo Baren ka nisur qe prej majit 2007.

Per shkak te shtyrjeve te herepashershme por edhe faktit se jane konsumuar te gjitha trupat gjykuese te Krimeve te Renda, tashme ky proces po shyrtohet ne te njejtin rang gjykate, por me nje peseshe te marre borxh nga gjykata e Tiranes.

Menjehere pasi seance eshte shtyre  deshmitaret te cilet nuk po arrijne te deshmojne megjithese kane ardhur disa here paralajmerojne, se nuk do paraqiten me ne rast se gjyq vazhdon te shtyhet.

Top Channel