Policia shton patrullimin ne Tirane

06/02/2009 19:30

Kryeqyteti shqiptar do te kete 105 inspektore policie me teper ne patrullim duke filluar qe nga kjo fundjave.

Gjate nje ceremonie gradimi, ata kane marre vleresimet e agjencive policore te huaja qe operojne ne Shqiperi, PAMECA dhe ICITAP.

Numri dy i Ministrise se Brendshme, Gent Strazimiri i ka kerkuar policeve te rinj distancim nga politika, duke reaguar ne nje menyre indirekte ndaj akuzave te opozites per nje polici te varur nga qeveria.

“Marredheniet qe keni me zyrtare si une dhe te tjere te shtetit jane te perkohshme, por me qytetaret ato do te jene te perhershme. Nuk jeni vetem vitrina e policise, por imazhi i shtetit shqiptar jo 8 ore, por 24 ore ne dite”, ka deklaruar Strazimiri.

Top Channel