Ligji per arsimin e larte, studentet ne proteste

06/02/2009 16:45

Studente te mbeshtetur edhe nga pedagoge kane dale serish ne proteste per ceshtjen e diplomave. Madje, kete radhe ata kane paraqitur edhe nje peticion te firmosur nga 1500 te rinj, duke kerkuar nga Ministria e Arsimit te zbatoje ligjin per arsimin e larte.

Protestes se studenteve i jane bashkengjitur edhe nje pjese e stafit akademik te cilet kane firmosur peticionin

Kjo proteste ishte paralajmeruar prej disa ditesh nga studentet, por sot pjesmarrja ishte shume e vaket pasi ka nisur sezoni i provimeve dhe ata duhet te japin provimet.

Studentet shprehen se protesta e tyre do te vazhdoje derisa Ministria e Arsimit te zbatoje ligjin.

Top Channel