Berisha e Mediu takohen me Bajden

06/02/2009 01:50

Ne evenimentin qe ne Shtetet e Bashkuara eshte kthyer tashme ne tradite qe prej vitit 1953 e mbahet te enjten e pare te shkurtit, mes kryetareve te shteteve, kryeministrave dhe personaliteteve te tjera boterore qe merrnin pjese, ishte edhe kryeministri i Shqiperise Sali Berisha si dhe kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu.

Politikanet shqiptare e shfrytezuan mengjesin e lutjeve per te takuar zyrtare te larte amerikane dhe vendeve te tjera.

Sipas njoftimit zyrtar te Keshillit te Ministrave, Berisha dhe Mediu takuan zevendes presidentin Xho Bajden, drejtuesin e kongresit amerikan Nensi Pelosi, si dhe shume senatore dhe kongresmene qe ishin te pranishem ne ceremonine e mengjesit te lutjeve.

Sipas zyres se shtypit te qeverise shqiptare, kryeministri Sali Berisha ftoi per nje vizite ne Shqiperi si zevendespresidentin Bajden ashtu edhe kreytaren e kongresit Pelosi.

Top Channel