Atentat ne Athine, vdes 35-vjecari shqiptar

06/02/2009 08:10

Nje shqiptar, rreth 35 vjec humbi jeten ndersa miku i tij grek u plagos rende, kur makina e tyre u qellua me bresheri plumbash nga dy persona qe udhetonin me nje motociklete.

Ngjarja ndodhi ne lagjen “Nea Jonia” te kryeqytetiti grek. Shqiptari, per te cilin dihet vetem emri, Luis, ishte prezantuar si piktor ne qarqet shqiptare, mbeti i vdejkur ne vend ndersa greku, Zaharia Vivilaqis mori shtate plumba dhe eshte ne gjendje kome.

Policia dyshon se atentati lidhet me luften mes bandave rivale, pasi te dy personat njiheshin si anetare te nje bande qe vinte gjoba ne Athine.

Vivilaqis kishte vetem nje vit qe ishte liruar nga burgu, dhe se fundmi kishte hapur nje punishte ku prodhoheshin ikona e ku miku i tij shqiptar punonte si piktor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA