Xhafaj: Vonesa me kartat, zgjedhjet ne rrezik

05/02/2009 21:40

Sekretari per ceshtjet ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj, ka pershendetur nisjen e procesit te pajisjes se qytetareve me karta identiteti, duke e cilesuar kete si nje proces te rendesishem, por nuk ka lene jashte vemendjes edhe kritikat ndaj menyres se organizimit.

“Ne asnjehere nuk e kemi kontestuar kete proces dhe rendesine e tij. Nuk behet fjale qe shtetasit te pajisen me pasaporta biometrike per nje kohe kaq te shkurter. Rreth 730 mije shqiptare nuk kane asnje nga keto dy dokumenta per te shkuar ne votime. Ne kete kontekst, problemi behet shume i mprehte, sepse koha eshte shume e shkurter”, theksoi Xhafaj ne “Top Story”.

Gjate fjales se tij, perfaqesuesi i selise roze vuri ne dukje se nese keta 730 mije shtetas nuk pajisen me karta brenda afatit, atehere 20-25 % e shtetasve me te drejte vote, u hiqet kjo e drejte.

“Gjithe ky problem filloi me faktin se vendimi i Keshillit te Ministrave nuk pranoi ta ndante kete grup, gje qe e beri procesin edhe me te ashper. Ne kerkuam qe te riparohej vendimi nr 1 i ketij viti, i cili sistemonte gjithe proceduren e pajisjeve me karta identiteti, duke pasur si perparesi 730 mije personat pa asnje dokument identifikimi. Sot kemi percaktuar detyrimin e koncesionarit, detyrimin e shtetit dhe te shtetasve qe deri ne 15 prill, kjo kategori te pajiset me karta”, nenvizoi Xhafaj.

Ne vijim te fjales, ai e lidhi kete problem me ecurine e procesit zgjedhor. “Jemi te shqetesuar sepse e shikojme procesin e ardhshem zgjedhor ne pikepyetje dhe te rrezikuar. Nga sot kemi vetem 60 mije aplikante dhe asnje nuk eshte pajisur me karte identiteti. Askush nuk e di sot se kur duhet te shkoje ta marre karten. Shume bashki te vendit nuk kane asnje dijeni kur do filloje ky proces. E gjithe kjo tregon me se paku per nje gje te corganizuar ne nje menyre te organizuar. Nuk bindemi qe me kete situate qe kemi sot do realizohet ky detyrim per t’u dhene mundesine 730 mije shtetasve ne te gjithe territorin, per t’u pajisur me karta. Behet fjale per 50 dite pune. Ne sot nuk kemi nje program te qarte. Kjo krijon edhe nje lloj lodhjeje e stresi dhe qytetaret humbasin besimin”, shprehet deputeti socialist.

Top Channel