Tirana: Jo integrim ne BE pa Prishtinen

05/02/2009 09:25

Shqiperia kundershtoi nje deklarate te perbashket te vendeve te rajonit per integrimin, pas nje takimi qe u zhvillua ne Beograd.

Arsyeja e vertete e ketij kundershtimi ishte mosperfshirja e Kosoves nga organizatoret serbe ne permbajtjen e kesaj deklarate. Ne te i kerkohej Brukselit integrimi sa me i shpejte i vendeve te rajonit ne BE. Ne deklarate vendet e rajonin shpreheshin per thellimin e bashkepunimit per lehtesimin e kushteve te integrimit dhe heqjes se vizave.

Burime jozyrtare nga takimi thane per Top Channel se moscilesimi i Kosoves si shtet beri qe Shqiperia te refuzonte deklaraten qe do t’i dergohej Brukselit. Pothuajse te gjitha vendet e tjera ballkanike moren pjese ne takim ne nivel ministrash, ndersa te pranishmit i pershendeti presidenti serb Boris Tadic.

Te gjitha vendet e tjera vec Serbise dhe Bosnjes, e kane njohur shtetin e Kosoves, por asnje prej tyre nuk debatoi per kete ceshtje.

 

Top Channel