Gjeorgjia, BE, shqetesim nga trupat ruse

05/02/2009 19:10

Bashkimi Evropian ka reaguar serish ndaj pranise ushtarake te Rusise ne Abkhazi dhe Osetine Jugore, dy republikat separatiste te Gjeorgjise, te cilave Moska u ka njohur pavaresine.

“BE eshte shume i shqetesuar nga planet e publikuara nga Federata Ruse mbi perforcimin e pranise se saj ushtarake ne dy rajonet gjeorgjiane, pa konsensusin e qeverise se Tbilisit”, thuhet ne nje komunikate.

Ne dokumentin ne fjale, i hartuar nga presidenca ceke, theksi vihet ne vecanti tek baza e re detare ne bregun abkhaz.

Top Channel