Rama: Buxheti kaloi, celen fondet per qytetaret

04/02/2009 14:00

Kryetari i Bashkise, Edi Rama, deklaroi sot se Keshilli Bashkiak arriti te votoje buxhetin per vitin 2009, duke celur keshtu fondet per qytetaret e Tiranes, pavaresisht pengesave te hasura nga kundershtaret.

Duke folur ne nje konference per shtyp, kryebashkiaku Rama, theksoi se buxheti eshte i qytetareve, te cilet kane votuar me 18 shkurt, dhe nuk eshte pjese e ndasive te “zanatcinjve” te politikes.

“I falenderoj 7 keshilltaret e partive te vogla, te cilet bashke me 22 keshilltaret e PS-se dhe PSD-se i dhane jete nje aleance qytetare, pro Tiranes sone te perbashket”, u shpreh Rama.

Duke iu drejtuar Berishes dhe Metes, Rama theksoi se nuk ndihet fitimtar i lojes se tyre politike, pasi me celjen e buxhetit do te perfitojne te gjithe qytetaret.

“Iliri ka kohe qe ecen ne drejtim te kundert me kohen dhe vullnetin e shumices. Sot ai ka rolin e sherbyesit te verber te Berishes”, u shpreh Rama.

Top Channel