Goditje denimi nga qelite

04/02/2009 20:55

Jane 800 te denuar ne burgun e Peqinit, te cilet te vetmen gje te lire brenda ketyre mureve kane nje pushim prej 2 oresh ne dite per te plotesuar ato pak deshira te lejueshme.

Mes zgjedhjes per te lexuar, per te bere palester, per t’u falur ne xhami apo kishe dhe per te mesuar, pjesa me e madhe e te denuareve preferojne te shfrytezojne ato 4 fusha minifutbolli qe ndodhen brenda burgut.

Dikur kane kryer krime nga te gjitha llojet per te cilat tani vuajne denimet, por perpara nje fushe, aktualisht me kushte modeste dhe nje topi futbolli, te gjithe mundohen te harrojne ditet, muajt apo vitet qe do te kalojne te izoluar.

Nje sport qe edhe te keta te burgosur ngjall emocion dhe ndenje, aq me teper kur ne menyre te papritur i lihet ne dore nje fanelle e perfaqesueses kuqezi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dhuruar disa uniforma dhe baze tjeter materiale per burgun e Peqinit, por ndihma nuk do te mbetet me kaq. Shefi i zyres se marredhenieve me publikun ne FSHF, Tritan Kokona shpjegon projektin e institucionit te futbollit shqiptar per burgun e Peqinit.

“FSHF ka vendosur ta mbeshtese kerkesen e burgut per t’i ofruar ketij institucioni nje fushe minifutbolli. Pervec fushes do kete edhe baze materiale, qe edhe te burgosurit te ndjejne se shoqeria nuk i ka braktisur”, ka deklaruar Kokona.

Drejtori i burgut te Peqinit, Shkelqim Kalemi shpreh falenderimin e tij per bashkepunimin e Federates Shqiptare te Futbollit ne krijimin e kushteve sa me optimale per zhvillimin e aktiviteteve sportive qe zhvillohen atje.

“Ne baze te nje programi te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve jane zhvilluar disa aktivitete si lojra kalceto, etj. Per kete falenderoj FSHF-ne”, eshte shprehur Kalemi.

Nje gjest qe konfirmon edhe nje here faktin se mesazhi i sportit per paqe kalon cdo kufi, edhe ato te nje burgu te sigurise se larte si ai Peqinit.

Top Channel