“Dosjet”, edhe prokuroret ankimim ne Kushtetuese

04/02/2009 15:00

Ligji i Pastertise se Figures se Zyrtareve te larte regjistron dy ankesa te tjera zyrtare. Sot Shoqata e Prokuroreve te Shqiperise,  ka ankimuar ne Gjykate Kushtetuese 6 nene te ketij ligji si te papajtueshem me Kushtetuten.

UPDATE – Te njejten gje e ka bere edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit diten e hene.

Argumentat ligjore te Shoqates se Prokurorove kane lidhje me nene te cilat bejne fjale per emerimin dhe shkarkimin e prokuroreve dhe balancimin e pushteteve.

Ne keto argumenta thuhet gjithashtu se nje ligj i miratuar me 3 te 5 sic eshte ligji i funksionimit te prokurorise nuk mund te shfuqizohet nga nje ligj i miratuar me shumice te thjeshte sic eshte Ligji i Dosjeve.

Shoqata e Prokuroreve eshte fokusuar ne ankesen e saj vetem tek nenet qe bejne fjale per prokurorine. Nderkohe te henen ligji eshte ankimuar ne Gjykaten Kushtetuese edhe nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili ne kerkesen e tij bashkohet me ate te deputeteve opozitare qe kerkon dhe pezullim te ligjit, por dhe shpalljen ne teresi te tij antikushtetues.

Nje tjeter reagim vjen ndaj Ligjit te Dosjeve por nga radhet e maxhorances duke lene te kuptohet se Ligji i Dosjeve ka krijuar jo pak kundershti dhe ne gjirin e PD-se. Deputeti Aleksander Biberaj i ben thirrje maxhorances te reflektoje ndaj kritikave te nderkombetareve duke shprehur bindjen se ligji eshte mjaft i rendesishem dhe se duhen gjetur hapesira qe ai te jete ne standartet nderkombetare.

“Ka hapesire qe maxhoranca te bisedoje me partneret tane strategjike, ne menyre qe te arrihet nje kompromis, duke qene ne sinkron me BE dhe SHBA”, u shpreh Biberaj.

Top Channel