“Dosjet”, Danimarka kunder

04/02/2009 15:10

Ambasadori i Danimarkes ne Tirane, Karsten Jensen, eshte pozicionuar publikisht kunder Ligjit te Lustracionit, prej te cilit qeveria e kryeministrit Berisha nuk eshte distancuar per asnje moment, duke refuzuar rishikimin e ligjit.

Pas deklarates zyrtare te presidences se Bashkimit Europian dhe ankimimit ne Gjykaten Kushtetuese per te shpallur te pavlefshem ligjin e lustracionit, ambasadori danez, ka thelluar kundershtine e faktorit nderkombetar ndaj ligjit, kur deklaroi ne emisionin e mengjesit ne Top Channel, se ky ligj eshte nje hap prapa per vendin.

“Mendoj se Shqiperia po ecen ne drejtimin e duhur. Por, fatkeqesisht, se fundmi, kemi pare, ate qe do ta quaja, hap prapa, para se gjithash me Ligjin e Lustracionit. Cdokush ne komunitetin nderkombetar e kupton se eshte e nevojshme nje ndarje me te kaluaren. Kjo eshte nje gje shume e mire. Por nje gabim, nuk mund te kurohet duke bere nje gabim tjeter”, u shpreh Jensen.

Por ne vleresimin e ambasadorit te Danimarkes ne Tirane, ky nuk eshte problemi i vetem i Ligjit te Lustracionit, zbatimi i te cilit keshtu sic eshte, do te pengoje integrimin europian.

“Sipas nesh ligji nuk permbush standartet nderkombetare dhe sipas eksperteve tane disa nen te ligjit nuk jane ne perputhje me kushtetuten e vendit. Dhe sigurisht, nese ju nuk arrini standartet nderkombetare ju nuk mund te beheni nje anetar i Bashkimit Europian. Anetaret e komunitetit nderkombetar kane bere paralajmerime per kete duke shpresuar qe ligji do te permbushe standartet, por fatkeqesisht, te pakten deri tani nuk ka asnje ndryshim. Une kete e shikoj si nje hap prapa”, u shpreh Jensen.

Top Channel