Berisha ne SHBA, do marre pjese ne Mengjesin e Lutjeve

04/02/2009 09:55

Kryeministri Berisha ndodhet ne Shtetet e Bashkuara per nje vizite, gjate se ciles do te marre pjese ne Mengjesin Kombetar te Lutjeve ne Uashington.

Ky forum mbahet cdo vit ne muajin shkurt dhe mbledh udheheqes nga e gjithe bota. Vizita e pare e kryeministrit ishte ne zyren e anetarit te Dhomes se Perfaqesuesve ne Kongresin amerikan, Eliot Engel, politikan aktiv ne ceshtjet e Kosoves dhe te Shqiperise.

Engel e siguroi kryeministrin  se administrata e presidentit Obama do te ndjeke te njejten politike bashkepunimi me Shqiperine.

Gjate qendrimit ne SHBA, Berisha do te kete takime me sekretaren e Departamentit amerikan te Shtetit, Hillari Klinton, me ish kandidatin republikan per president Xhon Mekein, si dhe me organizata shqiptaro-amerikane.

Top Channel