Zhdukja e Hoxhes, deshmon ish-kreu i SHIK-ut, Klosi

03/02/2009 10:55

Ish-kryetari i Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosi, deshmoi sot ne procesin ndaj Arben Sefgjinit, nje prej te akuzuarve per rrembimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

“Kur kam ardhur ne krye te SHIK nuk gjeta dokumenta per zhdukjen e Remzi Hoxhes. Ngrita nje grup pune per ngjarjen, por nuk u verifikua asgje konkrete”, u shpreh Klosi.  

Me kerkese te Klosit dhe te prokurorit te ceshtjes, seanca e sotme u zhvillua me dyer te mbyllura.

Nderkohe pak dite me pare qeveria mori vendimin per shkarkimin e Sefgjinit, nga detyra e kreut te Tatimeve, per motive ende te pasqaruara.

Top Channel