Withers: Obama do forcoje raportet me Shqiperine

03/02/2009 18:10

Ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers ka deklaruar se me ardhjen ne pushtet te presidentit te ri te SHBA Barack Obama, marredheniet mes Amerikes dhe Shqiperise do te shkojne drejt perforcimit.

“Mendoj se rezultati i zgjedhjeve ishte i tille se marredheniet mes Shqiperise dhe SHBA do te perforcohen me tej me Obamen president”, ka pohuar Withers ne nje interviste per VOA.

Ambasadori ka vleresuar si dicka shume te rendesishme anetaresimin e Shqiperise ne NATO, duke nenvizuar se samiti i ardhshem eshte nje oportunitet historik per Shqiperine.

“Kjo eshte nje mundesi e jashtezakonshme, sepse jep nje mundesi te mire per ne amerikanet dhe per ju shqiptaret”, eshte shprehur Withers.

Diplomati amerikan ka folur edhe per tragjedine e Gerdecit, lidhur me te cilen ka theksuar se, “eshte shume e rendesishme qe te jepet ndihme per ata njerez ne menyre qe te kthehet realiteti”.

Ndersa lidhur me ligjin e dosjeve, Withers ka rikonfirmuar qendrimin e SHBA dhe ka shprehur shpresen e tij qe qeveria te reflektoje.

“Pozicioni i SHBA lidhur me dosjet eshte shume i njohur. Kemi ngritur problem mbi kushtetueshmerine e ligjit dhe zbatueshmerine e tij. Ne shpresojme qe qeveria shqiptare ta rishikoje ligjin. Shpresoj qe qendrimi yne te konsiderohet si nje keshillim konstruktiv”, ka nenvizuar Withers.

Me tej ambasadori ka cilesuar si dicka te domosdoshme pavaresine e gjyqesorit, si dhe zhvillimin demokratik te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare te cilat i ka konsideruar si “nje oportunitet per te lene gjithcka pas”.

Top Channel