Qeveria kunder BB: Raporti spekulativ

03/02/2009 15:10

Qeveria shqiptare nuk ka ndermend te pranoje asnje nga konkluzionet e raportit investigativ te pergatitur nga Paneli i Inspektimit ne Banken Boterore, per ceshtjen e prishjes se ndertimeve ne Jale.

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, e konsideron raportin e Panelit, si jo zyrtar dhe spekulativ dhe deklaroi se qeveria eshte ne pritje te vendimit qe do te marre Bordi i Drejtoreve, ne mesin e muajit shkurt

“Ka pasur te gjithe asistencen e mundshme nga Ministria e Puneve Publike per te bere nje hetim te plote, te pavarur, te thelluar dhe te gjithanshem. Do te dal serish per te dhene vendimin e Bordit, qe do te jete i drejte dhe jo mbi spekulimet”, u shpreh Olldashi.

Ministri deklaroi se nuk ka pranuar asnje nga akuzat e bera ne raport nga Paneli i Inspektimit.

“Nuk jane prishur shtepi 300-vjecare, asnje personit qe i eshte prishur shtepia nuk ka disponuar dokument ne pronesi te tokes”, u shpreh Olldashi.

Raporti hedh dyshime se prishja e ndertimeve ne Jale eshte bere me qellim qe t’i hape rrugen ndertimit te nje resorti turistik.

“I kemi vene bankes te gjithe informacionin e nevojshem. Nuk kemi ndermend te ndertojme ne Jale, asnje resort turistik”, u shpreh Olldashi.

Si rralle here me pare qeveria e konsideron nje raport te ardhur nga nderkombetar si tendencioz dhe te paanshem duke e lidhur ate me prapavije politike.

Top Channel