Klosi: Ne SHIK gjeta mure me gjak

03/02/2009 17:00

Menjehere pasi ish -drejtuesi i SHIK-ut, pergjate viteve 1997-2002 kerkoi te mos kishte publik ne salle gjate deshmise se tij per ceshtjen Remzi Hoxha, salla u boshatis me urdher te Gjykates se Krimeve te Renda. (UPDATE)

Ish-kryeagjenti i sherbimit sekret vendas pergjate gjashte viteve, Fatos Klosi, e motivoi kerkesen e tij para trupes gjykuese me arsyetimin se nese do te pyetej per ceshtje sekrete ai do te rezervohej nese gjyqi do te behej me dyer te hapura.

Pergjate mese nje ore, Fatos Klosi shpjegoi se si funksionon Sherbimi Informativ Shteteror duke ju pergjigjur gjashte fleteve me pyetje te prokurorit, Xhevat Hana qe po ashtu si deshmitari kerkoi ne celje te seances proces me dyer te mbyllura. Burime te besueshme te Top Channel, qe ishin ne salle shpjeguan se cfare tha Klosi ne seance jo vetem per menyren e funksionimit te SHIK,  por edhe kushtet ne ndertese.

Sipas tyre Klosi megjithese nuk ka specifikuar nese behej fjale per vende te mirefillta torture, ka pohuar se kur ka marre detyren ai ka inspektuar dhomat e  shoqerimit te SHIK-ut, qe sipas tij disa ishin biruca pa dritare  dhe mbante mend se muret e tyre ishin te lyera me gjak.

Klosi i eshte pergjigjur prokurorit duke i thene se per ceshtjen e shoqerimit te Remzi Hoxhes, Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopullit nuk ka gjetur asnje dokument, pavaresisht se ishte interesuar per kete ceshtje menjehere sapo kishte marre detyren. Por ai ka shtuar se sipas ligjit 91 ne baze te te cilit SHIK funksionon, nuk mundet qe agjentet e vezhgimit te shoqerojne shtetas apo t’i pyesin ata, pasi ata veprojne ne ilegalitet dhe ka struktura te tjera qe i shoqerojne.

Por sipas Klosit, cdo veprimtari qe sherbimit sekret ndermerr drejtuesi i saj eshte ne dijeni, duke lene keshtu te nenkuptoje se te ndjerit Bashkim Gazidede, i eshte raportuar mbi operacionin sekret vendas per shoqerimin e tre shtetasve. Megjithate Klosi ka thene se nese shoqerimi ka ndodhur nga baza e vezhgimit, ashtu sikurse Avni Koldashi pohoi edhe ne Top Chanel, kjo gje duhet te kete qene e urdheruar, pasi kjo strukture ka per detyre vetem survejimin edhe kjo nje procedure qe zbatohet nga agjentet pas urdherave te eproreve.

Top Channel