Nenoficeri i ushtrise ne banden e grabitesve

02/02/2009 08:00

Shkaterrohet nje bande e vjedhjeve me arme dhe dhune. Mes shtate personave te arrestuar ndodhet edhe nje oficer i policise ushtarake, ndersa te tjeret jane persona me precedente penale.

Policia e Tiranes beri te ditur se ne kuader te operacionit te koduar “Fenix”, strukturat e hetimit te krimit kane realizuar kapjen dhe arrestimin e shtate personave, te dyshuar per nje sere grabitjesh, te ndodhura ne harkun kohor te tre muajve te fundit.

Sipas policise, grabitja e pare e ketij grupi ka ndodhur ne muajin gusht te vitit 2008, ne qytetin e Durresit. Por ne ate kohe, vjedhja mbeti pa autor.

Grabitesit u rishfaqen ne muajin nentor ne Tirane, duke kryer nje tjeter grabitje. Duke studiuar menyren dhe mekanizmin e ngjarjes, policia dokumentoi se vjedhjet kishin ndodhur nga te njejtet persona.

Te arrestuarit jane Adnand Dauti, 22 vjeç, Pajtim Cahani, 24 vjeç, Ermal Dida, 24 vjeç, Ismail Gjana, 24 vjeç, Behar Rexha, 18 vjeç, Besmir Toçilla, 23 vjeç dhe Gazmir Shehu, 23 vjeç.

Deri tani, policia ka dokumentuar per keta persona dhjete vjedhje me arme ose vjedhje me dhune. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar dy pistoleta, nje granatahedhes i lehte, nje kundertank, kater automjete, 13 celulare, nje televizor plasma, nje kompjuter “Laptop” si dhe mjete te tjera, te cilat u kane sherbyer per kryerjen e ketyre veprave penale.

 

Top Channel