Merr forme KQZ-ja e re

02/02/2009 15:25

Miratimi i anetareve te rinj te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ka kaluar pas asnje debat ne komisionin e ligjeve, duke paralajmeruar nje votim te qete dhe pa probleme edhe gjate mbremjes ne parlament. (UPDATE)

Ashtu sic e parashikon Kodi Zgjedhor, per shkak te konsensusit paraprak mes dy forcave te medha, nga procesi i votimit nuk priten supriza.

Votimi ne mbremje do te zevendesoje KQZ-ne aktuale me 9 anetare per t’iu rikthyer numrit 7 te anetareve, sfida me e madhe e te cileve eshte te perkthejne besimin e forcave politike ne vendime dhe rregulla te drejta per pergatitjen e nje procesi plotesisht te lire e te ndershem elektoral.

Per kryetarin ne largim te KQZ-se, Clirim Gjata, i cili sot paradite u pershendet me stafin, nese kjo do te realizohej me 28 qershor, KQZ-ja e re do te hyje ne histori si institucioni qe per here te pare do te shpalle zgjedhje sipas standarteve.

Top Channel