Stuhia e fuqishme godet verilindjen e SHBA-së, 100 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike. Anulohen edhe qindra fluturimet
Goditja me kepuce ndaj lidereve boterore duket se po hyn ne mode. Pas tentatives se gazetarit iraken per te goditur me kepuce ish-presidentin amerikan George W. Bush, sot akti eshte perseritur ndaj kryeministrit kinez Wen Jiabao.
Ngjarja ndodhi gjate nje fjalimi te Jiabao ne Universitetin e Kembrixhit, ku nje prej te pranishemve e quajti kryeministrin “diktator”.
Per fatin e mire te zyrtarit kinez, kepuca ra rreth nje meter larg tij, nderkohe qe personi qe e leshoi u bllokua nga agjentet e sigurise.
Wen Jiabao ndodhet ne Britani, ne diten e fundit te vizites se tij treditore, ku nenshkroi nje seri marreveshjes me homologun Gordon Brown.
Ai e cilesoi aktin si nje incident te rendomte. Gjate vizites se tij, nuk munguan protestat per te drejtat e njeriut dhe per Tibetin.
Top Channel