Hungari, kryeministri shpeton zedhenesen

02/02/2009 21:50

Kryeministri i Hungarise, Ferenc Guruscany ka demonstruar publikisht nje sjellje prej xhentelmeni. Ai ka vrapuar dhe ka marre ne krah zedhenesen e tij, e cila ndersa po prezantonte nje konference per shtyp humbi ndjenjat dhe u rrezua.

29 vjecarja Berna Bedbudaj u ndje keq dhe humbi ekuilibrin. Por kryeministri 47 vjecar, me shpejtesine e nje atleti, e kapi ate nga dora dhe e ngriti ne krahe.

Ky moment eshte fotografuar nga reporteret e shumte qe ndodheshin te pranishem. Nderkohe, sipas doktoreve, te cilet kane kontrolluar zedhenesen, 29 vjecarja mund te jete prekur nga gripi.

Top Channel