Buxheti i Tiranes, ashpersohet debati PD-PS

02/02/2009 16:30

Nje dite para mbledhjes se Keshilli Bashkiak te Tiranes ku do te votohet serish buxheti i vitit 2009, jane ashpersuar debatet mes dy partive te medha.

Zevendesministri i Brendshem Ferdinad Pone, njekohesisht kryetar i grupit te keshilltareve demokrate ka akuzuar bashkine per mungesen e transparences.

“16 milione euro jane ende pa asnje destinacion. Te gjitha programet jane te palistuara per t’u miratuar”, u shpreh Pone.

Por per bashkine e Tiranes keto pretendime jane te paverteta dhe akuza te qellimshme.

“Te dyja palet japin permes perfaqesuesve, shifra te manipuluara dhe arsye te pabazuara. Sot ishte radha e Pones, qe te perserise perrallen e dhjetare milione eurove, ashtu sikurse Monika e prezantoi para disa ditesh, duke nxjerre shifra nga kompjuteri i vjeter i Sokol Olldashit”, u shpreh nenkryetari i Bashkise, Eduart Shalsi.

Gjate analizes vjetore te prefektures se Tiranes, zoti Pone ka deklaruar se do te punohet per decentralizimin e minibashkive, nderkohe qe ka kerkuar qe pushteti vendor te punoje shpejt per pajisen e cdo qytetari me adresen e sakte te pallatit dhe hyrjes.

Top Channel