Buxheti i Korces, PS: LSI, pergjegjese per deshtimin

02/02/2009 15:55

Partia Socialiste ka denuar deshtimin e votimit per buxhetin e Korces.

Zedhenesja e kryesise se PS-se, Mimi Kodheli ka akuzuar LSI-ne, se ka bashkuar me Partine Demokratike, njesoj si edhe ne Tirane.

“Sot Ilir Meta u bashkua me Sali Berishen per te rrezuar buxhetin e qytetareve te Korces. Pas Tiranes edhe Korca behet peng i interesave te oborrit te Ilir dhe Monikes. Edhe  ne Korce Ilir Meta grisi kontraten e 18 shkurtit 2007 dhe riktheu vitin 2005 duke na treguar dhe njehere se mes PS dhe PD ai ka zgjedhur Berishen, njesoj si ne 2005”, u shpreh Kodheli.

Zedhenesja, duke folur ne emer te PS-se, u beri thirrje socialisteve qe me idealizem e pasion e ndoqen mbrapa Ilirin ne 2005, qe te kuptojne se sot eshte dita e bashkimit te ri per te ardhmen dhe e ndarjes me politiken e ndasive te vjetra te se shkuares.

Top Channel