Berisha, nga Davosi me perkujdesje

02/02/2009 21:40

Jetesa e perkohshme mes klubit te milionereve ne Davos dhe afrimi i fushates elektorale e ka bere kryeministrin Sali Berisha te reflektoje per te varfrit qe jetojne ne Shqiperi.

Me nje levizje te papritur pak kohe perpara zgjedhjeve, kreu i qeverise urdheroi ngritjen e nje grupi nderministror per identifikimin e familjeve qe jetojne ne varferi ekstreme dhe me pas per subvencionimin financiar te tyre.

Per te lancuar kete iniciative, kryeministri Berisha paraqiti nje panorame te zymte per jetesen e perditshme te ketyre familjeve, pavaresisht se sipas tij niveli i varferise ne vend nuk ka shenuar rritje.

“Garantoj se te gjitha statistikat faktojne se varferia eshte ne renie. Javen qe vjen duhet te filloje punen dhe ky grup duhet te beje propozime konkrete me te gjitha ndryshimet e nevojshme”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri nuk paraqiti asnje shifer per numrin e perafert te ketyre familjeve qe mund te perfitojne nga skema e re e qeverise. Nje zgjatim, mesa duket i nje iniciative te hershme te qeverise te pagezuar me emrin skema e kafshates.

Nje nisme edhe ajo, qe nisi pak kohe para fushates se zgjedhjeve lokale ne2007, e qe si shume te tjera perfundoi ne sirtaret e harreses.

Top Channel