Berisha: Do t’i permbahemi paktit me FMN

02/02/2009 17:40

Kryeministri Sali Berisha ka dale sot ne nje konference per te folur per Forumin e Davosit, ne te cilin mori pjese pak dite me pare.

Duke percjelle nje atmosfere te pergjithshme te forumit, Berisha theksoi se ky takim ishte i rendesishem dhe e trajtoi ne vecanti krizen ekonomike.

“Jane kryer bisedime per masa konkrete per daljen nga kriza, ndersa dialogu i lire dhe konstruktiv ishin vecori te forumit”, u shpreh Berisha.

Duke folur per Shqiperine, kryeministri theksoi se qeveria nuk do te levize nga objektivat e percaktuara me FMN-ne dhe do t’i permbahet marreveshjes qe eshte firmosur.

“Ne do te mbajme deficitin me 4 perqind qe e kemi vendosur me FMN-ne”, u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare nuk eshte ne krize, madje ajo ka zhvillime pozitive.

Shefi i qeverise, theksoi se ne Davos ka ftuar shume investitore qe te vizitojne Shqiperine, ndersa ne forum eshte biseduar edhe per ceshtjet e gazit.

Top Channel