Durres, rivitalizimi i qytetit, fiton projekti italian

01/02/2009 11:10

Projekti “Folding” i studios Michele Cro nga Roma fitoi konkursi nderkombetar per rivitalizimin e sheshit “Iliria” ne Durres.

Studio italiane u shpall fituse pas nje pune te gjate dhe pas shume diskutimesh te jurise. Ne argumentimin e jurise nderkombetare projekti “Folding” mund t’i pershtatet me mire qendres dhe zbaton plotesisht pikat e kerkuara ne ruajtjen e trashegimise historike dhe ne raportet midis ndertesave egzistuese.

Projekti propozon nje design te njejesuar dhe ne te njejten kohe eshte i afte te krijoje nje dialog mes ndertesave publike qe ndodhen perreth sheshit. Projekti fitues parashikon disa rreshta pemesh ne anen lindore si nje vend pushimi i ndare nga rruga e makinave, ne pjesen perendimore nje shetitore si dhe krijon nje raport perfekt te sheshit me xhamine duke e ngritur nivelin e sheshit rreth e rrotull xhamise.

Nderkaq ne pjesen midis bashkise dhe pallatit te kultures, ky projekt parashikon nje park shplodhes me peme te shumellojshme, stola, ndricim modern si dhe disa siperfaqe ujore te shkallezuara. Gjithashtu ky projekt krijon edhe lehtesira per trafikun pasi e kufizon ate pjeserisht ne pjesen perpara xhamise dhe e lehteson ate ne nje rruge te re perballe xhamise dhe prefektures.

Top Channel