Vojvodine, gazetari i TCH merr cmimin special

30/01/2009 17:50

Korrespondenti i Top Channel, Arjan Xhani eshte nderuar me cmimin special ne festivalin rajonal te gazetarise, te zhvilluar ne Vojvodine te Serbise.

Xhani eshte vleresuar per guxim gazetaresk ne nje nga kronikat, ku i lodhur nga korrupsioni nje banor i Permetit coi ne bashki gomarin, te vetmen pasuri qe kishte, ne kembim te nje apartamenti.

“Eshte nje cmim qe me nxit per te permiresuar anen profesionale. Top Channel eshte nje televizion qe ka bere qe te rritet ana profesionale e gazetareve dhe korespondenteve”, ka deklaruar Xhani.

Top Channel