Brukseli, i shqetesuar nga mafia malazeze

30/01/2009 21:30

Krimi i organizuar malazez duket se ka sjelle reagimin e Brukselit, qe ka kerkuar nga autoritetet e Podgorices ndermarrjen e aksioneve konkrete kunder ketij fenomeni.

“Deklaratat e politikaneve malazeze se jane te gatshem te luftojne korrupsionin dhe krimin duhet te zevendesohen me aksione konkrete”, ka deklaruar zedhenesja e komisionerit Oli Rehn, Kristina Negi.

Ajo ka nenvizuar se krimi i organizuar nuk njeh kufij, ndonese ka pranuar se ne vitin 2008 ne Mal te Zi jane arritur progrese.

“Qendrimi yne eshte se autoritetet dhe institucionet shteterore ne Mal te Zi duhet te kene nje raport jo tolerues ndaj ketij fenomeni”, ka shtuar Negi.

Top Channel