Basha nuk paraqitet ne gjyq

30/01/2009 15:00

Ashtu sikurse edhe gjate hetimeve te prokurorise, axhenda e ngjeshur e ka penguar ish-ministrin e Transporteve, tashme minister i Jashtem, Lulezim Basha, te jete prezent ne seancen e pare te shyrtimit gjyqesor ne Gjykaten e Larte.

(UPDATE) Sikurse ministri Basha, ne salle mungoi edhe avokati i tij Zef Nika, i cili pretendonte se nuk ishte njoftuar per nisjen e procesit. Nderkohe i akuzuari tjeter i prokurorise ne ceshtjen e tenderit te rruges Rreshen-Kalimash, ish-drejtori Juridik ne Ministrine e Transporteve Andi Toma u paraqit ne oren 10.00 duke patur ne krah avokatin mbojtes.

Per shkak se eshte domosdoshmeri paraqitja e te pandehurit ne seancen e pare, Kolegji Penal me relator gjykatesin Spiro Spiro e shtyu gjyqin per ne daten 27 shkurt, pra pas nje muaji. Celja e ketij procesi, data e te cilit u njoftua ne fund te 2008 u lejua te zhvillohej me pranine e gazetareve por pa kamera. I pranishem ishte gjate seances edhe nje perfaqesues i OSBE-se, qe do te monitoroje kete proces.

Pasi u njoh me dy prokuroret qe do te perfaqesojne organin e akuzes ne kete ceshtje, Artur Selmanin dhe Arben Krajen, relatori thirri emrin e ministrit e po ashtu deputetit Lulezim Basha, i akuzuar per shperdorim detyre ne bashkepunim dhe pabarazi ne tendera.

Atehere kur ka hasur ne heshtje Spiro ka lexuar per te gjithe te pranishmit ne salle nje kerkese te Lulezim Bashes drejtuar Gjykates se Larte:

“Ne lidhje me njoftimin tuaj per zhvillimin e seances mbi kerkesen e prokurorise per shqyrtimin e ceshtjes deshiroj t’ju njoftoj se nga data 27 janar deri ne 31 janar jam jashte Shqiperise ne nje aktivitet te rendesishem nderkombetar . Ne datat 3, 12, 19, 20, 26, 27  shkurt nuk parashikohen aktivitete te rendesishme”, shkruan ne leter Basha.

Dhe ne fakt Kolegji i Gjykates se Larte e permbushi deshiren e ministrit te Jashtem per te zgjedhur nje seance tjeter pikerisht ne njeren nga datat e caktuara nga Basha, ajo e 27 shkurit. Megjithese kodi i procedures penale, ne nenin 342 pika dy nuk e parashikon nje afat kaq te gjate shtyrjeje.

Top Channel