“Dosjet” shkojne ne Kushtetuese

30/01/2009 15:35

Partia Socialiste dorezoi ne Gjykaten Kushtetuese ne emer te me shume se 35 deputeteve opozitar, anikimimin per ligjin e pastertise se figures se zyrtareve te larte, i cili hyri ne fuqi, pikerisht ne momentin e dorezimit te ketij ankimimi. (UPDATE)

Ligji sipas opozites bie ndesh me 28 nene te kushtetutes dhe argumenti ligjor i opozites eshte rreth 25 faqe dhe rendit si pike te pare pezullimin e ketij ligji. Vendosmerise se maxhorances per zbatimin e ketij ligji, duke ngritur Komisionin e Verifikimit dhe plotesimin e vendeve bosh te opozites me pjestare nga shoqeria civile, sekretari per ceshtjet ligjore ne PS, Fatmir Xhafaj i jep kete pergjigje.

“Reflektimi me i mire i maxhorances eshte te heshte dhe te prese vendimin e Gjykates Kushtetuese. Kjo arrogance e kesaj maxhorance eshte e patolerueshme dhe e pafalshme, sepse eshte me pasoje per fatet e integrimit te Shqiperise”, u shpreh Xhafaj.

Lidhur me argumentin tjeter te maxhorances se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta shqyrtoje ligjin e dosjeve pasi anetare te saj kane konflikt interesi dhe jane perfshire ne dhenie denimesh te padrejta ne kohen e regjimit komunist, zoti Xhafaj sjell kete kunderargument.

Deputetet opozitar kane perfshire ne kerkesen e tyre ankimuese ne Gjykaten Kushtetuese edhe precedentet e krijuar ne keto 18 vjet, kur kjo gjykate  ka qene e perfshire si subjekt i ligjit qe ka shqyrtuar.

Si te tille PS, rendit vendimin e  janarit te 1996-es, kur kjo gjykate shqyrtoi ceshtjen me objekt kushtetutshmerine e ligjit te 22 shtatorit 95 per genocid  dhe krimet kunder njerezimit kryer gjate sundimit komunist per motive politike ideologjike dhe fetare, apo kur ne dhjetor te 97-es  ka shqyrtuar kushtetutshmerine e nje neni te ligjit per dispozitat kryesore kushtetuese qe bente fjale per ceshtjen e kryerjes se rrotacionit te vete Gjykates Kushtetuese.

Top Channel