“Dosjet”, Ankimimi i PS ne Kushtetuese

29/01/2009 19:25

Partia Socialiste ne argumentat e saj ligjor qe do t’i parashtroje ne Gjykaten Kushtetuese thote se me Ligjin e Lustracionit, kushtetuta cenohet ne 28 nene te saj duke sjelle keshtu qe nje rast te paprecedente qe nje ligj i vetem bie ndesh me kaq shume nene te kushtetues.

Ne faqen 3, te dokumentit te disponuar ne forme te plote nga Top Channel, eksperte te PS-se thone se ligji bie ndesh me nene te Kushtetutes, ku behet fjale per ndarjen dhe balancimin ndermjet pushteteve, me nenin e funksionimit te shtetit te se drejtes pavaresise se gjyqesorit dhe te patundshmerise se gjyqtarit si dhe me disa nga te drejtat dhe lirite kushtetuese themelore sic jane e drejta per pune, te drejten per te mbrojtur nderin dhe dinjitetin njerezor, te drejten per t’u prezumuar i pafajshem, te drejten per te mos u ndeshkuar dy here per te njejtin veprim dhe te drejten per t’u zgjedhur.

Ne argumentat e PS-se, drejtuar Gjykates Kushtetuese thuhet gjithashtu se ligji bie ndesh me edhe me parimet e Keshillit te Europes te misheruara ne rezoluten e vitit 1996.

Konkretisht Partia Socialiste rendit, antikushtetuetshmerine e dispozitave te ligjit me ceshtjen e mbarimit te mandateve.

Per ceshtjen e konfliktit te interesit dhe permes nje argumentimi te gjate kerkon dhe pezullimin e tij.

Ne kerkesen e saj PS, rendit gjithastu dhe faktin se Shqiperia eshte  perfshire ne nje proces lustracioni permes dissa ligjeve te miratuara ne 93, 95, 97, 98 nga maxhoranca dhe opozita e sotme dhe procesi sic ishte parashikuar zgjati deri ne vitin 2001.

Ne kete kontekst kjo rihapje e procesit te lustracionit nga maxhoranca e djathte thuhet ne kerkesen e PS-se, pikerisht 6 muajt e fundit te fundit te mandatit te saj nuk eshte asgje tjeter vecse  nje mjet per te luftuar kundershtaret politike, per te seleksionuar kandidatet ne zgjedhje dhe per te goditur institucionet ne pergjithesi dhe ato te drejtesise ne vecanti nderkohe qe eksponente te larte te kesaj maxhorance apo dhe familjare te tyre ndodhen nen akuza te renda per korrupsion dhe shperdorim detyre.

Top Channel