Ndryshimet e klimes, Al Gore paralajmeron Senatin

28/01/2009 22:45

Ish-zevendespresidenti amerikan, Al Gore ka paralajmeruar se planeti shume shpejt do te arrije piken kritike pas se ciles do te jete shume vone per shpetimin nga ndryshimet e klimes.

Ai i ka bere thirrje administrates se Shtepise se Bardhe qe te bashkohet ne bisedimet nderkombetare per nje marreveshje te perbashket.

“Kjo marreveshje duhet te negociohet kete vit”, eshte shprehur Gore ne komisionin per marredheniet me jashte te Senatit.

Gjate fjales se tij, ai theksoi se pakti duhet te perfshije mekanizma qe te garantojne kufizimin e emetimit te dioksidit te karbonit ne atmosfere.

Top Channel