Librazhd, 70 banesa ne rrezik shembjeje

28/01/2009 08:55

Rendohet gjendja e banoreve te Qafe-Dardhes te Komunes se Polisit ne Rrethin e Librazhdit. Rreshqitja e dherave ne shpatet e maleve eshte pershkallezuar dhe numri i shtepive te rrezikuara shkon ne 70 banesa.

Informacioni u zyrtarizua gjate mbledhjes se Shtabit te Emergjencave Civile ne Prefekturen e Elbasanit. Sipas kreut te prefektures, Shefqet Deliallisi, nga 35 banesa te rrezikuara nga rreshqitjet, ka shkuar ne 70 numri i familjeve qe duhet te levizin nga ky fshat.

Banoret kane kerkuar zhvendosje te shpejte e jo cadra nga Kryqi i Kuq apo ndihma ushqimore te konservuara. Deri tani nuk eshte zhvendosur asnje prej familjeve te rrezikuara, ndersa pritet qe ato te akomodohen perkohesisht ne ish-repartin ushtarak ne fshatin Tokez.

Top Channel