Kukes, shkollat jane te shkaterruara

28/01/2009 14:25

Sistemi arsimor ne zonen e Kukesit ndodhet ne veshtiresi qe vijne nga mungesa e infrastruktures deri tek varferia e thelle.

Por keto probleme rendohen edhe me tej me gjendjen e godinave te shkollave. Disa prej tyre edhe pse thuhet se kane marre disa qindra milione leke investime jane ne nje gjendje skandaloze qe tregon hapur se parate nuk kane shkuar ne destinacionin e kerkuar.

Shkolla ne fshatin Vile ne Bushtrice eshte ndertuar ne vitin 1971, eshte rikonstruktuar ne vitin 1995 dhe ne vitin 2006 ne total jane shpenzuar 6 milione leke. Por 90 femijet e kesaj shkolle bejne mesim ne nje godine pa cati pa ngrohje dhe te rrezikshme per te qendruar.

Ne kete gjendje jane edhe shume shkolla te tjera si ne Zapod, Qinamake, Orgjost dhe Caje. Drejtuesit e arsimit ne Kukes kur kerkojne investime per rikonstruksionin e tyre hasin ne pengesa sepse ne statistikat e Ministrise se Arsimit ato dalin se jane rikonstruktuar dhe jane bere pothuajse te reja.

Pavaresisht aludimeve per abuzimet me fondet nuk eshte bere e ditur asnje padi apo hetim per te sqaruar se si keto para jane investuar.

Top Channel